Ish-kryeministri i Skocisë vdes papritur gjatë fjalimit në Maqedoninë e Veriut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Kjo është foto e fundit e politikanit të njohur britanik Alex Salmond, ish-kryeministër i Skocisë i cili humbi ndjenjat sot dhe vdiq nga ataku kardiak në një ngjarje në Maqedoninë e Veriut.
Ai ishte 69 vjeç.
Ish-lideri skocez pro-pavarësi shihet në qendër të grupi politikanësh pas fjalimit të tij në Forumin Kulturor Diplomatik në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai shihet i buzëqeshur pranë kryetares së partisë së tij Tasmina Ahmed-Sheikh, teksa më herët kishte postuar në rrjet komentin: “Skocia është një shtet, jo një konte e Britanisë”.
Kryeministri britanik ashtu si dhe kryeministri aktual i Skocisë John Swinney, thanë se ishin “të shokuar e të trishtuar nga lajmi”.
Salmond kishte drejtuar partinë nacionaliste skoceze nga viti 1990 deri në 2000, dhe më pas përsëri nga 2004 deri në 2014. Më pas ai u detyrua të hiqte dorë pas disa akuzave për ngacmim seksual, nga të cilat më vonë rezultoi i pafajshëm.
Alex Salmond konsiderohet si mentori i lideres skoceze Nicola Sturgeon që dominoi politikën rajonale për një dekadë pas dorëheqjes së tij.
Sjkaqet e vdekjes se paparitur ende nuk behet te ditura.
Kryeministri britanik Keir Starmer thoshte sot në homazhet e tij për politikanin: “Figurë monumentale e politikës së Skocisë dhe Britanisë. Lë pas një trashëgimi të madhe”.//Daily Mail//