Ish-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se procesi i shtrirjes së sovranitetit në Kosovë duhet të vazhdojë me këmbëngulje, por nevojitet edhe ndërveprim me faktorin ndërkombëtar. Diplomati shqiptar, akuzoi Serbinë se po prish stabilitetin në rajon, derisa theksoi se Kosova duhet shpërblehet për progresin demokratik me anëtarësim në Këshill të Evropës, por edhe dhënien e statusit vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas tij masat ndëshkuese që janë vendosur Kosovës janë të padrejta dhe si të tilla duhet të largohen sa më parë nga Bashkimi Evropian.Ai shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pashmangshëm, por duhet të nënvizohen premisat kryesore të këtij dialogu, të cilat siç thekson Bushati janë normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.
Këto komente ai i bëri para gazetarëve pas pjesëmarrjes të hënën në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”./E. Zeqiri/