Atletja olimpike Rebecca Cheptegei ka vdekur disa ditë pasi u spërkat me benzinë dhe iu vu zjarri nga një ish i dashuri. Maratonistja 33-vjeçare nga Uganda, e cila garoi në Lojërat Olimpike të Parisit, kishte pësuar djegie të mëdha pas sulmit të së dielës.
Autoritetet në Kenia veriperëndimore, ku Cheptegei jetonte dhe stërvitej, thanë se ajo ishte në shënjestër pasi u kthye në shtëpi nga kisha me dy vajzat e saj, përcjellë KosovaPress.
Një raport i paraqitur nga një administrator lokal pretendonte se atletja dhe ish-partneri i saj ishin grindur për një copë tokë. Policia thotë se një hetim është duke u zhvilluar.
Cheptegei, nga një rajon pak përtej kufirit në Ugandë, thuhet se ka blerë një parcelë në qarkun Trans Nzoia dhe ka ndërtuar një shtëpi për të qenë pranë qendrave elitare të trajnimit të atletikës në Kenia.
"Kjo tragjedi është një kujtesë e ashpër e nevojës urgjente për të luftuar dhunën me bazë gjinore, e cila ka prekur gjithnjë e më shumë edhe sportet elitare," tha Ministri i Sportit i Kenias, Kipchumba Murkomen.
Për këtë çështje janë shprehur edhe organizata të ndryshme brenda OKB-së.