Ish-ambasadorja e Serbisë: Këshilli i Sigurimit vështirë se del kundër Kosovës
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-ambasadorja dhe përfaqësuesja e Serbisë në OSBE, Branka Latinoviq ka folur mbi seancën e thirrur nga Beogradi për nesër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Ajo ka thënë se nuk pret që fuqitë e mëdha të arrijnë një marrëveshje për ngjarjet e fundit në Kosovë.

“E konsideroj shumë të vështirë. Nuk kam dyshim se përfaqësuesit e vendeve që e kanë njohur Kosovën do të kenë qëndrim kritik ndaj këtyre aktiviteteve të fundit, ndaj masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e përkatësisht miratimit të dekretit të Bankës Qendrore. Kjo shihet nga pohimet që tashmë janë bërë nga ambasadorët e tyre në Prishtinë, qoftë përmes deklaratave të zyrtarëve të ministrive të punëve të jashtme apo në mënyra të tjera”, shprehet ajo.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha më herët se është caktuar të mbahet mbrëmjen e se enjtes seanca e KS e OKB-së që Serbia kërkoi për Kosovën.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkruan vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit për pagesa, si vendim “të jashtëligjshëm”, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024