Irani dënon vendimin e Kanadasë që shpalli grup terrorist Gardën Revolucionare
Lexohet për: 1 min.
Irani 123
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Irani ka dënuar vendimin e Kanadasë e cila listoi Gardën Revolucionare të Republikës Islamike si organizatë terroriste.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, citohet të ketë thënë se një vendim i tillë është “i pamatur dhe një hap jokonvencional i motivuar politikisht”.

“Veprimi i Kanadasë nuk do të ketë asnjë efekt mbi legjitimitetin dhe fuqinë parandaluese të Gardës Revolucionare”, tha Kanaani, sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke shtuar se Teherani rezervon të drejtën që të përgjigjet ndaj këtij vendimi.

Më 19 qershor, Otava listoi Gardën Revolucionare si organizatë terroriste, një hap që mund të çojë në hetimin e ish-zyrtarëve të lartë iranianë që tani jetojnë në Kanada.

Më 2019, Shtetet e Bashkuara kishin ndërmarrë veprim të ngjashëm ndaj Gardës Revolucionare, të cilën shtetet perëndimore e akuzojnë se kryen një fushatë të terrorizmit botëror.

Teherani hedh poshtë një akuzë të tillë, duke argumentuar se Garda është një forcë elite dhe një institucion sovran që është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë kombëtare të Iranit./REL/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025