IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Arrestohet e suspendohet një polic për dhunë familjare në Graçanicë
3 orë më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë pasi të njëjtit dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” lidhur me reagimin e tyre në një rast të përleshjes. Bëhet fjalë për zyrtarë të stacionit policor në Podujevë.

“Incidenti i përleshjes në mes palëve të dyshuara raportohet të ketë ndodhur më 16 janar 2025 në Podujevë ku disa persona ishin përleshur fizikisht ne mes veti. Zyrtarët policorë kanë kaluar në ato momente në atë segment të rrugës me veturë private [por në uniformë zyrtare] dhe kanë kontaktuar me palët e përfshira në këtë rast”, tha IPK-ja përmes një njoftimi për media.

IPK-ja shtoi se bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se këta zyrtarë policorë nuk kanë arrestuar ndonjë nga të dyshuarit dhe nuk kanë marrë ndonjë shënim apo veprim tjetër “kështu që palët e dyshuara janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se kjo kishte ndodhur pasi që njëri nga zyrtarët policor kishte lidhje familjare me njërin nga të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025