Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se kanë arrestuar dhe suspenduar një zyrtar policor në Gjakovë, i cili dyshohet se jashtë orarit zyrtar të punës është në kryerjen e veprës penale “kanosje”.
“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje””, thuhet në njoftim.
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje
Prishtinë/Gjakovë , 26 Maj 2024
Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.