Investimet më të mëdha për vitin 2022 ishin në ndërtim
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjatë vitit 2022, vlera e investimeve në nivel vendi, në ndërmarrje ishte 1 miliard e 136 milionë e 988 mijë e 425 euro, sipas të dhënave më të reja nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas rezultateve të Anketës së Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2022, investimet në ndërtim zënë pjesën kryesore të investimeve me 53,0%.

Investimet e tjera që zënë një peshë të konsiderueshme janë ato në makineri dhe pajisje me 42,7%, ndërsa investimet e tjera me një peshë më të vogël në kuadrin e totalit të investimeve janë: investimet në asete të prekshme me rreth 3,7%; investimet në produktet e pronësisë intelektuale me 0,4%; si dhe investimet biologjike të kultivuara dhe serrat në bujqësi me rreth 0,1%.

Investimet sipas kategorive, 2022 në (%)

Investimet sipas aktivitetit ekonomik

Aktivitetet me më së shumti investime ishin tregtia me shumicë dhe pakicë (26,8%), ndërtimtaria (25,2%), prodhimi (15,8%).

Investimet sipas aktivitetit ekonomik, 2022 në (%)

Investimet sipas madhësisë së ndërmarrjeve

Në vitin 2022, përqindja më e madhe e investimeve të ndërmarrjeve kosovare ishte te ndërtimi, pajisjet dhe makineritë me mbi 90,0%.

Ndërsa, përqindja më e madhe e investimeve në vend nga ndërmarrjet e vogla (10 - 49 punëtorë) me 44,4%, ndërmarrjet e mesme (50 - 249 punëtorë) me 24,3%, dhe mini-ndërmarrjet  (1-9 punëtorë) me 22,7%.

Investimet sipas madhësisë së ndërmarrjeve, (%)

Investimet sipas rajoneve

Sipas rezultateve në nivel vendi, në vitin 2022, përqindja më e lartë e investimeve të ndërmarrjeve sipas rajoneve ishte në Prishtinë (49,9%), Prizren (11,3%), Mitrovicë (9,9%), Gjilan (8,9%), Pejë (7,4%), Ferizaj (6,7%), dhe Gjakovë (6,0%).

Investimet sipas regjioneve dhe kategorisë së investimeve, (%)

Blerjet e reja, të importuara dhe investimet në vijim

Në kuadrin e blerjeve të reja investive prin ndërtimtaria (28,3%), tregtia me shumicë dhe pakicë (24,2%), prodhimi (16,1%), furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar (10,6%), ndërsa sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.

Sektorët që prijnë në blerje të importuara ishin prodhimi (24,7%), tregtia me shumicë dhe pakicë (23,1%), informacioni dhe komunikimi (17,1%), ndërsa sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.

Te blerjet investive prin tregtia me shumicë dhe pakicë (46,6%), ndërtimtaria (24,4%), aktivitetet e patundshmërisë (7,9%), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (7,8%), ndërsa sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.

Burimet e mjeteve për financimin e investimeve

Sa i përket burimit të investimeve, rreth 50,6% e vlerës së investimeve të ndërmarrjeve ishte realizuar nga fondet e veta dhe 35,1% nga bankat vendore. Ndërkaq, burimet e tjera zënë një peshë më të vogël në kuadrin e burimeve totale për investime.

Burimet e investimeve, (%)

Nisin punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec - KosovaPress

​Nis ndërtimi i çerdhes në Godanc të Shtimes, Kurti: Qeveria ka investuar deri tash 10,7 milionë euro për çerdhe - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025