Interi përditëson për lëndimin e Sommer dhe De Vrij
Lexohet për: 2 min.
9-Sommer De Vrij
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Portieri i Interit, Yann Sommer është diagnostikuar me një ndrydhje në kyçin e këmbës, ndërsa Stefan De Vrij ka pësuar një lëndim në muskul.

Interi ka publikuar përditësimet për Sommer dhe De Vrij, të cilët pësuan lëndime ndërsa ishin në detyrë ndërkombëtare me Zvicrën dhe Holandën javën e kaluar, raporton KosovaPress.

“Yann Sommer dhe Stefan De Vrij iu nënshtruan testeve mjekësore këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet mjekësore zbuluan se portieri zviceran ka një ndrydhje në kyçin e këmbës e djathtë, gjë që do të vlerësohet dita-ditës për portierin zviceran”, thuhet në një deklaratë të Interit.

“Në vend të kësaj, mbrojtësi holandez do të rivlerësohet brenda disa ditësh pas një tendosjeje në muskulin ngjitës të gjatë në kofshën e djathtë”, shkruhej më tej në komunikatën e Interit.

Të dy lojtarët pritet të humbasin ndeshjen e radhës së Interit kundër Empolit edhe nëse, sipas gazetarit të “Sky Sport Italia”, Matteo Barzaghi, Sommer ka ende një shans për të qenë në dispozicion kundër Epolit në “San Siro” të hënën e 1 prillit.

Gazetari italian shkroi në “X”, dikur “Twitter” se gatishmëria e Sommer varet nga mënyra se si ai do të shërohet në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, De Vrij me siguri do të mungojë në ndeshjen ndaj Empolit dhe do të rikthehet kundër Udineses apo Cagliarit. Simone Inzaghi do të ketë mungesë opsionesh në mbrojtje kundër Empolit nëse Francesco Acerbi shpallet fajtor për abuzim racist ndaj Juan Jesusit të Napolit. Një hetim i FIGC për këtë çështje ka përfunduar dhe gjyqtari sportiv do të japë verdiktin e tij këtë javë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025