Interi do të hetohet nga autoritetet për dy incidente në fitoren 4-2 ndaj Romës në “Olimpico” të shtunën në mbrëmje, përkatësisht një telefonatë e supozuar në dhomën e zhveshjes nga trajneri i pezulluar Simone Inzaghi dhe një gjest i bërë nga mbrojtësi Francesco Acerbi. gjatë festimit të golit.
Inzaghi u suspendua për ndeshjen e Interit kundër Romës së Daniele De Rossi-t për shkak të kartonëve të verdhë.Nëse këto pretendime vërtetohen, Inzaghi mund të duhet të shikojë sërish ndeshjen e ligës së Interit kundër Salernitana-s nga tribuna, dhe klubi gjithashtu mund të përballet me një gjobë, përcjellë KosovaPress.
Acerbi gjithashtu mund të gjendej në telashe me federatën pasi u tregoi gishtin e mesit tifozëve të Romës kur festoi golin e parë në minutën e 17-të.
Në rastin më të keq, zyra e Prokurorit të FIGC mund t'i japë një pezullim Acerbit për hakmarrjen e tij, por La Repubblica sugjeron që autoritetet mund të marrin një qasje më të butë duke pasur parasysh rrethanat.