Interi luan ndaj Genoas për të shkuar 15 pikë larg Juventusit
Lexohet për: 1 min.
7-Asllani
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Alexis Sanchez pritet të jetë partner i Lautaro Martinez në sulmin e Interit kundër Genoas sonte.

“Nerazzurrët” mund të kalojnë 15 pikë përpara Juventusit të vendit të dytë në krye të tabelës së Serisë A, pasi “Zonja e Vjetër” pësoi 2-1 ndaj Napolit mbrëmë.

Simone Inzaghi nuk mund të mbështetet tek i suspenduari Alessandro Bastoni plus të lënduarit Juan Cuadrado, Stefano Sensi dhe Hakan Calhanoglu. Marcus Thuram është në dispozicion, por do të startojë në pankinë, duke i lënë vend Sanchezit dhe Lautaros në sulm.

Carlos Augusto do të zëvendësojë Bastonin në një mbrojtje me tre lojtarë, duke u bashkuar me Stefan de Vrij dhe Benjamin Pavard, përcjellë KosovaPress.

Genoa do të rreshtojë italianin Mateo Retegui dhe golashënuesin e tyre kryesor, Albert Gudmundsson, në sulm. Ish- lojtari i Milanit, Junior Messias është favorit ndaj Ruslan Malinovskyit në mesfushën qendrore.

Inter-Gernoa: formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Carlos Augusto; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Sanchez, Lautaro Martinez.

Genoa (3-5-2): Martinez; De Ëinter, Bani, Vasquez; Sabelli, Messias, Badelj, Frendrup, Martin; Retegui, Gudmundsson.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025