Interi humbet De Vrij dhe Dumfries, ja komunikata e klubit
Lexohet për: 1 min.
12-Inteiri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Testet mjekësore të Stefan De Vrij dhe Denzel Dumfries kanë treguar lëndim në muskul për të dy mbrojtësit e Interit, dhe sipas “Sky Sports Italia”, ata do të mbesin jashtë aksionit për të paktën 20 ditët e ardhshme.

De Vrij dhe Dumfires pësuan lëndime gjatë fitores 3:0 të dielën kundër kampionit italian, Napoli, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, Interi ka lëshuar sot një komunikatë duke përditësuar për gjendjen e De Vrij dhe Dumfries.

“Stefan De Vrij dhe Denzel Dumfries iu nënshtruan vizitave mjekësore dhe testeve këtë mëngjes në Instituto Humanitas në Rozzano, pas lëndimeve që pësuan ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Napolit.

Testet zbuluan se De Vrij ka zgjatur muskulin e tij ngjitës në kofshën e majtë, kurse për Dumfries ka një tendosje në muskujt përkulës të kofshës së majtë”, shkruante në komunikatën e Interit.

Sipas “Sky Sport Italia”, që të dy lojtarët do të mbesin jashtë aksionit me Interin për të paktën 20 ditët e ardhshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025