Interi gjunjëzon Romën në Olimpico, i afrohet rekordit historik për një gol
Sport
Lexohet për: 1 min.
Interi gjunjëzon Romën në Olimpico, i afrohet rekordit historik për një gol
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Derbi i xhiros së tetë në Serie A ndërmjet Romës dhe Interit në “Olimpico” ka përfunduar me fitoren e “nero-azurëve” me rezultatin 0:1.

Inter në këtë mënyrë arriti te fitorja e pestë në edicionin e ri të garave në ligën italiane në futboll dhe vendi i dytë me 17 pikë, dy prapa liderit Napoli (19), derisa për Romën kjo ishte e humbja e dytë duke mbetur me 10 pikë në mesin e renditjes tabelare.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Lautaro Martinez në minutën e 60-të.

Inter deri më tash ka shënuar në portën e Romës gjithsej 299 gola dhe ndodhet pranë thyerjes së rekordit ndaj një ekipi të vetëm kundërshtar duke arritur kuotën prej 300 golash në takimet e ndërmjetme në Serie A.

Po ashtu, është interesant fakti se Roma ka shënuar më së shumti gola ndaj Interit në të gjitha përballjet e deritanishme në Serie A – 232.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024