Infantino lirohet nga akuzat për mashtrim në FIFA
Lexohet për: 1 min.
gianni infantinooo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokurorët e jashtëzakonshëm federalë në aferën e FIFA-s kanë mbyllur procedimet penale kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.. Bëhej fjalë për një fluturim me avion privat nga Surinami në Gjenevë.

Në këtë kontekst, Infantino ishte akuzuar për mashtrim të mundshëm në shoqatën ndërkombëtare të futbollit FIFA. Marrja e provave e zhvlerësoi këtë dyshim, siç njoftuan të enjten prokurorët e jashtëzakonshëm federalë, përcjellë KosovaPress.

Deklaratat e dëshmitarëve hodhën poshtë pretendimet e ngritura. Përveç kësaj, Infantino në mënyrë të ligjshme argumentoi se udhëtimi me avion privat ishte në përputhje me rregulloret e shpenzimeve të FIFA-s për zyrtarët e rangut të lartë. Fluturimi i planifikuar në të njëjtën ditë u anulua për arsye teknike. Infantino pati një takim të rëndësishëm për të marrë pjesë në Gjenevë dhe është dashur të jëtë patjetër atje.

Fluturimi u zhvillua më 11 prill të vitit 2017.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024