Infantino: Kupa e Botës në Katar ishte më e mira në histori
Gianni Infantino, president i FIFA-s ka lavdëruar serish organizimin e botërorit në Katar.
Me rastin e përvjetorit të parë të kampionatit, Infantino ishte i ftuar në televizionin e Katarit beINSport.
" Më duhet të theksoj edhe një herë, Katari si mikpritës dhe Kupa e Botës në 2022 ishte më e mira në histori. Katari dhe Kupa e Botës 2022 kanë lënë një trashëgimi të pasur për gjeneratat e ardhshme të botës arabe. Katari dhe futbolli kanë ofruar kaq shumë lumturi, gëzim dhe krenari. Gjithsej pesë miliardë njerëz e ndoqën Kupën e Botës. 3.5 milionë u mblodhën në stadiumet, dhe nga rreth një milion e gjysmë prej tyre ishin tifozë nga jashtë”, tha kreu i organizatës ndërkombëtare të futbollit.
"Çdo ndeshje ishte argëtuese dhe interesante në mënyrën e vet, e veçantë. Sigurisht, kulmi i gjithçka ishte takimi final dhe festa e argjentinasve të udhëhequr nga Messi fantastik", shtoi Infantino.