Pothuajse tri të katërtat e kompanive gjermane raportuan mungesë të materialeve të nevojshme për prodhim, në një sondazh të kryer nga instituti Ifo në korrik, rezultatet e të cilit u publikuan sot.
Industria gjermane vazhdon të luftojë me pengesat e furnizimit, tha instituti gjerman.
Situata mbetet kritike, veçanërisht në sektorët kyç të industrisë gjermane. Në fushat e inxhinierisë elektrike, inxhinierisë mekanike dhe industrisë së automobilave, rreth 90 për qind e kompanive vazhduan të raportojnë se nuk ishin në gjendje të merrnin të gjitha materialet ose produktet e nevojshme gjysmë të gatshme, njoftoi Ifo.
"Përveç mungesës bazë të komponentëve elektronikë, vështirësitë në logjistikën globale, veçanërisht në lidhje me transportin, vazhdojnë të krijojnë dhimbje koke për kompanitë," tha Wohlrabe.