Në mesin e qindra qytetarëve, sot në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u inaugurua shtatorja e komandantit Adem Jashari në Mitrovicë.
Në një fjalë rasti, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari iu uroi të gjithë shqiptarëve 17 shkurtin, festën e Ditës së Pavarësisë. Ai gjithashtu uroi që “këtë shtatore dhe gjithë të tjerat t’i gëzojmë së bashku”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Ai tha se si rrallë herë në historinë e kombeve dhe njerëzimit, familja Jashari qëndruan heroikisht dhe ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës, duke u përballur me ushtrinë dhe policinë serbe.
Ndërkaq, lidhur me inaugurimin e shtatores së Adem Jasharit, i pari i Mitrovicës tha se kjo shtatore simbolizon realizimin e idealit tonë për liri.
Ndër të tjera, kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht ideatori i kësaj shtatoreje, tha se lufta e drejtë e UÇK-së u bë zëri kryesor i popullit në arenën ndërkombëtare, për çka shtoi se këtë luftë e përkrahën demokracitë më të përparuara të globit.
Hamza u shpreh se sot kur Kosova feston 16 vjet pavarësi dhe gëzon një çerek shekulli liri, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë po ballafaqohen më një proces gjyqësor të padrejtë në Hagë.
Në mesin e shumë të pranishmëve, prezent në këtë ceremoni ishte edhe djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.