Ilaçet që nuk duhet t'i merrni me kafe
Bota
Lexohet për: 5 min.
Ilaçet që nuk duhet t'i merrni me kafe
10 orë më parë
Linku u kopjua

Pirja e kafesë gjatë marrjes së medikamenteve mund të ndikojë në funksionimin e tyre.

Në vitin 2020, një grup shkencëtarësh raportuan se kafeja “ndikon ndjeshëm në përthithjen, shpërndarjen, metabolizmin dhe sekretimin e shumë barnave”. Megjithatë, konsumimi i kafesë nuk ndikon në të gjitha medikamentet, shkruan Health.

Nëse keni hipotiroidizëm, gjëndra juaj tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide. Kjo mund të shkaktojë shtim në peshë, lëkurë të thatë, dhimbje kyçesh, rënie flokësh dhe cikle menstruale të parregullta.

Shumë njerëzve u përshkruhet levotiroksinë ose medikamente të tjera të tiroides për të balancuar hormonet e tyre.

Studimet tregojnë se pirja e kafesë gjatë marrjes së ilaçeve për tiroiden mund të zvogëlojë përthithjen e ilaçit, duke e bërë atë më pak efektiv. Dhe nuk është një efekt i vogël: raportet e pacientëve tregojnë se kafeja mund të zvogëlojë përthithjen e ilaçeve për tiroide me 50%.

Medikamentet për të ftohtin dhe alergjitë përdoren nga miliona njerëz dhe shpesh përmbajnë stimulues të sistemit nervor qendror si pseudoefedrina. Disa medikamente kundër alergjive, si fexofenadina, nuk duhet të merren me kafe pasi ngritin simptomat e ankthit. Pyesni mjekun tuaj për këshilla për kombinimin e kafesë me medikamente ndaj të ftohtit ose alergjisë.

Nëse përzieni kafenë me sheqer ose qumësht mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak dhe të ndikojë në efektivitetin e ilaçeve për diabetin. Çdo pije me kafeinë mund të rrisë nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak, sipas një studimi nga Shoqata Amerikane e Diabetit.

Studiuesit paralajmëruan se konsumimi i tepërt i kafeinës mund ta bëjë më të vështirë kontrollin e sheqerit në gjak dhe në fund të rrisë rrezikun e komplikimeve të diabetit.

Personat me Alzheimer nuk guxojnë të marrin medikamentet me kafeinë, pasi ajo mbyll barrierën gjak-tru dhe mund të zvogëlojë sasinë e ilaçeve që arrijnë në tru. Ilaçet kundër Alzheimer funksionojnë duke mbrojtur neurotransmetuesin acetilkolinën, dhe pirja e sasive të mëdha të kafesë është treguar se redukton këtë efekt mbrojtës.

Shumë njerëz me astmë marrin bronkodilatorë gjatë acarimeve, të tilla si aminofilina ose teofilina. Bronkodilatorët funksionojnë duke relaksuar rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar frymëmarrjen, por ato kanë efekte anësore si dhimbje koke, shqetësim, dhimbje stomaku dhe nervozizëm.

Pirja e kafesë ose pijeve të tjera me kafeinë mund të rrisë rrezikun e këtyre efekteve anësore. Kafeja gjithashtu mund të zvogëlojë sasinë e ilaçeve që përthithet dhe përdoret në trup.

Miliona njerëz vuajnë nga osteoporoza, dhe është më e zakonshme te femrat që kanë kaluar në menopauzë. Medikamente të tilla si ridronat ose ibandronati parandalojnë dhe trajtojnë osteoporozën dhe nuk duhet të merren në të njëjtën kohë me kafenë, pasi zvogëlon efektivitetin e ilaçit.

Rekomandohet që t'i merrni këto medikamente përpara se të hani ose pini dhe t'i pini me ujë të thjeshtë. Kur pini kafe me këto lloj medikamentesh, efektiviteti i tyre mund të ulet me më shumë se gjysmën.

Sipas CDC, një në dhjetë adoleshentë dhe të rritur marrin antidepresantë çdo ditë. Ato mund të ndihmojnë me depresionin, një çrregullim humori që ndikon në mënyrën se si ndiheni dhe funksiononi. Kafeja mund të ndikojë në mënyrën se si trupi përdor sasitë e disponueshme të barnave.

Studimet tregojnë se kafeina e kombinuar me këto ilaçe mund të shkaktojë simptoma të tilla si pagjumësia dhe rrahjet e zemrës. Është më mirë ta merrni ilaçin me ujë dhe të prisni pak para se të pini kafe.

Antipsikotikët janë të dobishëm për njerëzit me skizofreni, mani, çrregullime të mëdha depresive dhe probleme tjera të shëndetit mendor, por kafeja mund të zvogëlojë përthithjen e barnave në trup nëse nuk prisni pak para se të shijoni filxhanin e kafesë në mëngjes.

Studimet tregojnë se shumë nga këto medikamente shpërbëhen ndryshe në prani të kafesë. Për të arritur efektin e plotë të ilaçit, merret me ujë në vend të kafesë.

Hipertensioni rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Është një sëmundje e zakonshme, por e heshtur, pasi rrallë shfaq simptoma.  

Shumë njerëz marrin medikamente për presionin e gjakut që funksionojnë duke ngadalësuar ritmin e zemrës. Kjo do të thotë se zemra nuk duhet të punojë aq shumë për të qarkulluar gjak në të gjitha qelizat e trupit.

Pirja e kafesë gjatë marrjes së ilaçeve për presionin e gjakut mund të çojë në më pak përthithje të ilaçit në trup. Ju mund të mos përfitoni plotësisht nga ilaçi, dhe nëse mendoni se ilaçi juaj nuk funksionon mjaft mirë, bisedoni me mjekun tuaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025