Iku nga Stacioni Policor në Suharekë, kapët sërish
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Hetuesit e policisë në Suharekë sot kanë kapur të dyshuarin që para tre jave kishte ikur nga Stacioni i Policisë në Suharekë.

Sipas Policisë, i dyshuari Xh. G. 51 vjeçar ishte kapur pasi që policia kishin marr informatë për  lokacionin se ku gjendej, ai lokalizohet, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës. 

“Për përkujtim i dyshuari lartpërmendur me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e  kanë ndaluar në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës. Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin. Kur  i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai  në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë. Policia janë vënë në kërkim të tij , ndërsa sot me datë 13.11.2022 është gjet dhe është arrestuar, është intervistuar  për dyshimin se ka kryer V. P të paraparë si në Neni 397 Arratisja e personit të privuar nga liria të KPK-së (Kodi. Nr.  06/L-074), dhe se pas intervistimit i pandehuri në fjalë është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024