Të arrestuarit për terrorizëm mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm
Lexohet për: 2 min.
krimineli-260923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Personat e arrestuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, thotë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Sipas tij, të njëjtit për veprën e rëndë penale të terrorizmit do të gjykohen në Kosovë, derisa është e pamundur që ata të ekstradohen në Serbi për shkak të mungesës së marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Po ashtu, Shala thotë se nuk pret nga Serbia që t’i dorëzojë në Kosovë kriminelët e arratisur në veri, përkundër thirrjeve të djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Shala nga IKD thotë për KosovaPress se në bazë të Kodit Penal të Kosovës vepra penale e  terrorizmit është ndër veprat më të dënueshme dhe të rënda në Kosovë.

Sipas tij, të gjithë personat që kanë kryer veprën penale të terrorizmit dhe kapen në territorin e vendit duhet të gjykohen në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë e tyre.

Ai e sheh të vështirë që edhe të arratisurit në Serbi, disa prej tyre që po mjekohen edhe në spitalin rajonal në Novi Pazar të ekstradohen në Kosovë nëse të njëjtit arrestohen nga autoritetet serbe.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zvecanit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore, për t’u strehuar më pas në Manastirin e Banjskës.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona./E.Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024