Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani, konfirmoi sot përkushtimin e vendit të tij ndaj NATO-s, në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës Veri-Atlantike në Pragë.
Ai tha se NATO duhet të jetë më pranë Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitet.
Ai ka bërë të ditur se në takimin e sotëm jozyrtar, ministrat e Jashtëm të NATO-s ri-konfirmuam mbështetjen e palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane, si dhe angazhimin për të forcuar mbrojtjen kolektive.
Ndryshe, ky është takimi i fundit në nivel të ministrave të jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit. Ministrat aleatë trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit për ruajtjen e paqes dhe vazhdimin e ndihmave për Ukrainën.