Igli Hasani fton shqiptarët e Luginës të dalin në zgjedhje
Lexohet për: 1 min.
Igli Hasani
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i diplomacisë së Shqipërisë Igli Hasani u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në mënyrë masive në zgjedhjet e nesërme për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës.

Ai ka thënë se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.

“Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët evropian. Suksese”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Partitë shqiptare në Preshevë do të garojnë me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.

Zgjedhjet lokale u mbajtën në disa komuna në Serbi në dhjetor 2023, ndërsa në mbi 60 njësi të vetëqeverisjes lokale që s’u mbajtën - përfshirë Preshevën e Bujanocin - do të mbahen më 2 qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025