Ibrahimovic e thirr Moratan, Milani synon marrëveshje me Atletico Madridin
Lexohet për: 2 min.
22-Ibrahimovic
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-sulmuesi i Milanit dhe këshilltari aktual i pronarëve të klubit, Zlatan Ibrahimovic foli drejtpërdrejt me sulmuesin e Atletico Madrid dhe kapitenin e kombëtares së Spanjës, Alvaro Morata, për të diskutuar mundësinë e një lëvizjeje në “San Siro”.

Sipas gazetës spanjolle “Relevo”, Ibrahimovic e telefonoi personalisht Moratan dhe është vlerësuar si ai që sugjeroi sulmuesin si një opsion transferimi në bordin e kuqezinjve, raporton KosovaPress.

“Sky Sport Italia” dhe Gianluca Di Marzio kanë konfirmuar tashmë interesimin e Milanit për ish-sulmuesin e Juventusit, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Atletico Madridin, i cili do të aktivizohet këtë verë.

Shumë media bien dakord që klauzola e lirimit të jetë në një shifër prej 13 milion eurosh.

Morata së fundmi ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar me Atleticon në një postim në profilin e tij në “Instagram”, megjithatë, disa kanë sugjeruar se ai po përpiqej të mohonte lidhjet me një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite.

Për këtë arsye, mediat në Itali besojnë se Milani është ende një mundësi nxitëse dhe realiste për 31-vjeçarin, i cili do të përballet me Gjermaninë në çerekfinalen e EURO 2024 të premten në mbrëmje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024