I shpallur në kërkim prej javësh për sherrin në Pejë, Stresi zbulon vendndodhjen e tij nga arratia
Magazina
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Reperi Stresi ka reaguar sërish nga arratia lidhur me akuzat për përfshirje në sherrin e ndodhur në Pejë. Përmes rrjeteve sociale, ai ka deklaruar se ndodhet rreth 300 km larg Tiranës dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Stresi theksoi se është i pafajshëm në lidhje me ngjarjen dhe se është i bashkëngjitur në këtë pozicion me Noizy-n dhe DJ Crax-in

Ai ka shprehur besimin se, pasi të përfundojë çështja, ata do të rikthehen me projekte të mëdha dhe ambicioze. Sipas tij , vendimi për ekstradimin e Noizy-t është absurd dhe e paarsyeshme, duke shtuar se ky proces do të përfundojë në Shqipëri.

Noizy, së bashku me mikun e tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, u arrestuan në Shëngjin nën akuzën se, bashkë me disa individë të tjerë, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh i njohur në TikTok, në një lokal në Pejë./OraNews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024