I konfiskohet pompa e derivateve Milan Radojçiqit
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Para pak minutave inspektorët së bashku me pjesëtarët e policisë ia kanë vënë shiritin pompës së derivateve 'Nis Petrol' në veri të Mitrovicës, duke e konfiskuar kështu edhe një pasuri që dyshohet të jetë e Milan Radojçiqit.

Në kohën kur po raportojmë, në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe gjithçka është duke u zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me u.d. të drejtorit të policisë për rajonin e veriut Veton Elshanin, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024