Hungaria nuk dëshiron që NATO-ja “të bëhet një bllok antikinez" dhe nuk do ta mbështesë atë, deklaroi kreu i diplomacisë hungareze Peter Szijjártó.
Ai në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington deklaroi gjithashtu se pranimi i Ukrainës në aleancë do të dobësonte unitetin e vendeve anëtare të saj.
Kina e quajti dokumentin të njëanshëm dhe vlerësoi se ai "mbjell përçarje".
“NATO është një aleancë mbrojtëse, ne nuk mund ta organizojmë atë për të qenë një bllok kundër Kinës”, tha Szijjártó për televizionin shtetëror hungarez kur u pyet mbi përpjekjet e NATO-s për të zgjeruar aleancat në rajonin Indo-Paqësor.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban u takua me presidentin kinez Xi Jinping të hënën për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje për Ukrainën, pasi vizitoi më parë Kievin dhe Moskën.
Takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin zemëroi disa liderë të BE-së pasi blloku tenton të shmangë kontaktet e nivelit të lartë me Moskën.
"Pranimi i Ukrainës nuk do të forconte, por do të dobësonte unitetin e aleancës, duke pasur parasysh pikëpamjet krejtësisht të kundërta për anëtarësimin e tyre. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të forconte as karakterin mbrojtës të aleancës, sepse në praktikë do të krijonte rrezikun e një konflikti të hapur mes Rusisë dhe NATO-s”, tha Szijjártó.