Humbja e kombëtares, Kuka: Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i ekipit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka reaguar pas humbjes së Kosovës nga Rumania.

Kuka, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sportistët duhet të përkrahen edhe kur janë në ditë të keqe.

Ai, ka kërkuar që ekipi duhet të përkrahet edhe në shumë në sfidat e ardhshme.

Postimi i tij i plotë:

Për një ditë të mirë …

Sportin merreni me sportivitet!

Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë.

Fituan me meritë.

Ne si popull e dojmë sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit!

Loja e ekipit tonë ishte e dobët s’ka fjalë, skuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbramë diçka shkoj huq.

Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe!

Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme

https://kosovapress.com/kurti-pas-humbjes-se-kombetares-eshte-radha-ti-ngrisim-ne-kembe-me-mbeshtetjen-tone

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024