Humbi ndjenjat në fushë, ndërron jetë ylli i Egnatias
Sport
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka ndërruar jetë Raphael Dwamena, sulmuesi i skuadrës shqiptare, Egnatia.

Bëhet e ditur se Dwamena ka ndërruar jetë në spital, pasi që 28 vjeçari ra pa ndjenja gjatë ndeshjes që po zhvillohej mes Egnatias dhe Partizanit, raporton KosovaPress.

Dwamena humbi ndjenjat në fushën e lojës, pas problemeve me zemër.

28-vjeçari nga Gana ishte diagnostikuar me probleme në zemër në vitin 2021 dhe mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll. Megjithatë, sezonin e kaluar, ai u bë pjesë e Egnatias, ku ishte një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.

Ndërkohë, lojtarët e të dyja ekipeve u futën në dhomat e zhveshjeve. Referi i ndeshjes e ka konfirmuar se dueli Egnatia-Partizani nuk do të vazhdojë.

Dwamena e nisi karrierën në Europë në vitin 2014 me skuadrën e Liefering në Austri, ku qëndroi dy sezone. Më pas, ai kaloi te Lustenau, ku në 20 ndeshje realizoi 18 gola. Në 3 sezone, ai u bë pjesë e Zurich në Zvicër, ku në 51 ndeshje realizoi 21 gola. Në vitin 2018, futbollisti bëri hapin e madh duke kaluar në La Liga, pjesë e Levantes ku u aktivizua në 12 ndeshje. Më pas, kaloi te Zaragosa në Liga 2. Ndërkohë, në sezonin 2021-2022, kur ishte pjesë e skuadrës së Linz, Dwamena humbi ndjenjat në një ndeshje për shkak të problemeve në zemër. Mjekët i vendosën një aparat dhe i rekomanduan që të mos luante më futboll. Megjithatë, ai u bë pjesë e Egnatias në gjysmë të sezonit të kaluar dhe në 28 ndeshje realizoi 20 gola. /a2cnn/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024