Humbi jetën pasi doli nga rruga me veturë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
vetaksident
2 orë më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën sot në mëngjes si pasojë e një vet-aksidenti të ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq-Klinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se sot rreth orës 07:20 minuta është njoftuar për një vet-aksident në magjistralen Pejë Prishtinë, pikërisht në fshatin  Poterq – Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Drejtuesi (i dyshuari) duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës, ku si pasojë drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024