Humb jetën tragjikisht rekordmeni i maratonës Kelvin Kiptum
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Rekordmeni botëror i maratonës Kelvin Kiptum dhe trajneri i tij kanë vdekur në një aksident në Kenia.

24-vjeçari vendosi një rekord të ri botëror prej dy orësh e 35 sekondash në maratonën e Çikagos në tetor të vitit të kaluar.

Anëtari i parlamentit kenian Gideon Kimaiyo konfirmoi vdekjen e dyshes në një deklaratë në X, i njohur më parë si Twitter.

“Me zemër të thyer mësuam për vdekjen e Kelvin Kiptum, mbajtësit të rekordeve botërore të maratonës dhe trajnerit të tij në një aksident tragjik përgjatë rrugës Eldoret-Kaptagat. Kelvin Kiptum ishte në kulmin e karrierës së tij, një legjendë më vete. Është e vështirë për t'u pranuar”, ka thënë Kimaiyo, përcjellë KosovaPress.

Përplasja ndodhi në një rrugë midis qyteteve Eldoret dhe Kaptagat në Kenian perëndimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024