Forcat ruse që luftojnë në Ukrainë kanë përdorur mina të ndaluara kundër personelit në rajonin lindor Kharkiv të vendit, sipas Human Rights Watch.
Organizata ndërkombëtare tha se minat u gjetën nga teknikë ukrainas të asgjësimit të mjeteve shpërthyese më 28 mars.
“Vendet anembanë botës duhet të dënojnë me forcë përdorimin e Rusisë të minave tokësore të ndaluara në Ukrainë. Këto armë nuk bëjnë dallime midis luftëtarëve dhe civilëve dhe lënë një trashëgimi vdekjeprurëse për vitet në vijim," tha Steve Goose.
Traktati ndërkombëtar i Ndalimit të Minave i vitit 1997 ndalon përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e minave kundër personelit. Rusia nuk është në mesin e 164 vendeve që i janë bashkuar traktatit, tha HRW.
CNN nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë informacion.