Në një video të publikuar së fundmi, Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm dhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si prioritet kryesor në qeverisjen e ardhshme të PDK-së.
Ai ka deklaruar se, nën udhëheqjen e tij si ministër i Jashtëm, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Komisionin e Venecias dhe në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe e shumë organizatave tjera ndërkombëtare.
Hoxhaj ka premtuar përmbylljen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si dhe përpjekje për t’u bërë pjesë e agjencive të ndryshme të OKB-së dhe vetë OKB-së.
"Do ta anëtarësojmë Kosovën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Do të bëjmë çdo gjë, për ta bërë pjesë të agjencioneve të ndryshme të OKB-së dhe të vet OKB-së.", ka thënë Hoxhaj në videon e tij të shpalosjes së programit për politikë të jashtme.https://www.facebook.com/share/v/15WafYipqW/?mibextid=wwXIfr