Hovenier tregon se ku është kufiri i Kosovës në veri
Lexohet për: 1 min.
hovenierrr
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA)  Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se e dinë saktë se ku është kufiri i Kosovës, ku sipas tij është në veri të lumit Ibër.

Hovenier është shprehur se dëshirojnë që Qeveria e Kosovës të punojë me ta, siç tha ai, me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne e dimë saktësisht se ku është kufiri: është në veri të lumit Ibër. Mund të them për këtë çështje, por ka pasur edhe të tjera. Ne dëshirojmë që qeveria të punojë me ne, bashkësinë ndërkombëtare. Dhe nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara. Janë Shtetet e Bashkuara, partnerët tanë të Quint-it, Bashkimi Evropian, të tjerët, të gjitha organizatat dhe vendet që i duhen Kosovës në anën e saj për të jetësuar vizionin e saj”, kwshtu ka thwnw Hovenier nw Rubikon, shkruan Klankosova.tv, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024