Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë sot në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Ambasadori Hovenier ka shkruar se ShBA-ja krenare për mbështetjen ndaj Kosovës për t’u bërë shtet.
“Sot, iu bashkua zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik", ka shkruar Hovenier në platformën X.
Today, I joined Kosovan officials and distinguished guests to mark 25 years since @NATO forces entered Kosovo, ending the brutal campaign of ethnic cleansing carried out by the Milosevic regime. The United States is proud of the important role it played, along with allies, to… pic.twitter.com/IxNZN3UbPk
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 12, 2024