Hovenier reagon pas dorëheqjeve të policëve serbë
Lexohet për: 2 min.
1.Jeff-Hovenier-6
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij pas dorëheqjeve së tre policëve të rinj nga komuniteti serb.

Ai ka thënë se po i përcjellë nga afër këto zhvillime, derisa ka theksuar se zyrtarët policorë duhet të punojnë pa kërcënime.

“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t'i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa kërcënime. Po përcjell nga afër këto zhvillime”, ka shkruar ai pasi ka shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it në Kosovë.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1692162029090431369

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se po i ndjekin me shqetësim dorëheqjet e tre policëve serbë të sapo rekrutuar në Policinë e Kosovës.

“Jam duke parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre anëtarëve të posa rekrutuar serbë të Kosovës në Policinë e Kosovës (PK). EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese”, ka shkruar Barbano.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025