Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova duhet të tregojë vullnet të vazhdueshëm dhe kreativitet në dialogun me Serbinë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ai tha se rruga e vetme drejt kësaj është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, pasi sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta shoh Kosovën të avancojë në rrugën evropiane.
Ajo që mund të them është strategjia më e mirë ne rrethana të tilla për Kosovën është të bëj gjithcka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm kreativitet, energji, përkushtim dhe implemetin të obligimeve të cila i ka marrë që i ndihmon procesit për të shkuar para”, tha ai.
Kështu u shpreh ai në panelin me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”, në kuadër të Konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlanti