Hovenier: Jam i impresionuar me punën e prokurorëve të Kosovës gjatë vitit të kaluar
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka marrë pjesë në Konferencën vjetore të Prokurorëve, ku iu është adresuar edhe me një fjalim.
Hovenier, mes tjerash, ka thënë se është i impresionuar me atë se çka kanë bërë prokurorët gjatë vitit të kaluar pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur.
Ai tha se prokurorët kanë treguar përkushtim të madh për të shfrytëzuar mjetet e tyre për të shtuar efikasitetin në punën e tyre.
Ai theksoi se pushtetin të cilin e kanë prokurorët sjellë një përgjegjësi të madhe për të kërkuar drejtësi në bazë të ligjit.
Duke folur për kritikat që vijnë në drejtim të tyre, Hovenier tha se është frustruese që prokurorët të përballen me kritika madje edhe të qeveritarëve për shkak të punës së tyre.
Në fjalën e tij, ai ka bërë thirrje që Këshilli Prokurorial i Kosovës që të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe meritor për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ardhshëm të shtetit.