Hoteli i kosovarit në zemër të Sofjes, eksperienca unike e pushimeve me Adria Tours
Lexohet për: 4 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në qendër të kryeqytetit bullgar, për vite me radhë po akomodohen turistë nga e gjithë bota. Gjatë vizitës në Sofjen e kështjellave e katedraleve, ata po zgjedhin të qëndrojnë në hotelin e kosovarit, Jakup Bajra. Hotel Adria është vendi ku turistët do të gjejnë kulturën e Kosovës të përfaqësuar në mes të kryeqytetit bullgar. Këtë vit janë hapur dyert për gjithë kosovarët, ku do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e qytetit i njohur në gjithë botën.

Adria Tours, jo kot thuhet se është lider i turizmit bullgar, i cili ofron një gamë të gjerë të shërbimeve turistike.

Kjo kompani turistike ka dy hotele luksoze, Aris dhe Adria, të cilët ndodhen krejt pran qytetit të Sofjes. Mysafirët mund të zgjedhin dhomat më të mira, të cilat janë të pajisura me WI-Fi, kondicioner, TV e minibar. Po ashtu, hoteli ka edhe qendër fitnesi, saunë e sallë konferencash. Në Hotel Adria servohen ushqimet më të mira lokale e ndërkombëtare.

Pas liberalizimit të vizave, kosovarët do të kenë mundësi të vizitojnë Bullgarinë historike e bregdetin unik. Bregdeti bullgar ka resorte moderne dhe luksoze, me plazh të pastër e pamje mahnitëse. Fluturimi i parë nga Prishtina do të organizohet me 18 qershor, çdo javë, deri në shtator.

Bukuritë e kësaj ane mund të eksplorohen me Adria Tours në hotelet me katër dhe pesë yje të konceptit all dhe ultra inclusive.

Në rrugën kryesore Burgas-Varna, i rrethuar nga gjelbërimi, ndodhet Aqua-parku më i madh në Ballkan. Mysafirëve u shërbehet kuzhina me ushqime të shijshme bullgare e ndërkombëtare, përfshirë edhe menynë për fëmijë. Brenda pallatit të Aqua Paradise Resort mund të akomodohen me qindra mysafirë. Ata mund të shfrytëzojnë pishinën e jashtme dhe të brendshme, fitnesin, saunën, restorantet e qendrën e SPA-s.

Mes detit dhe malit, në një pamje përrallore ndodhet Hyatt Secret dhe Hyatt Dreams Sunny Beach Resort. Në kapacitet prej 1000 dhomave, vizitorët në këtë zonë mund të shijojnë kombinimin unik të ajrit malor dhe klimës bregdetare të Detit të Zi. Të dy këto hotele ofrojnë qasje të drejtpërdrejt në zonën e plazhit e shërbim 24 orësh all inclusive. Kuzhina është e pasur me ushqime të llojllojshme mesdhetare dhe evropiane. Në ambient qetësie e relaksi ofrohet edhe SPA-ja ekskluzive, qendra e masazhit, palestra e një gamë e gjerë shërbimesh.

“Buzëqeshja juaj fillon këtu” është moto e “Voya Beach Resort”. Hoteli me pesë yje, i vendosur 300 metra nga plazhi qendror i Sveti Vlas ofron shërbim luksoz 24 orësh.

Kjo është ndër portat më të famshme bullgare dhe ofron llojllojshmëri të shërbimeve luksoze në konceptin “Ultra All Inclusive”. Mysafirët kanë mundësi të shijojnë ushqime nga kuzhina bullgare, italiane e ushqime deti. Dyert e hotelit janë hapur për të gjithë turistët nga Kosova, ku mund të akomodohen në mbi 350 dhoma moderne familjare. Posedon edhe hapësirat për relaksim të të gjithë pushuesve. 

Jo larg nga qyteti i Nessebar-it të Bullgarisë, e pak metra larg plazhit, është pozicionuar “Melia Sunny Beach”. Në tri komplekset ofrohen dhoma të bollshme, restorante të pasura me pjata të shijshme bullgare dhe bar buzë deti me pije të freskëta. Në qendër të Sunny Beach ju mund të krijoni kujtime të pashlyeshme familjare me tri pishina të jashtme dhe një të brendshme e parajsë për fëmijë me dy kënde lojërash.

Përreth valëve të detit, e parkut të gjelbër, ju mund të shijoni elegancën e “Reina Del Mar”. Ky hotel ofron 637 dhoma me pamje nga kaltërsia e Detit të Zi. Ju mund të zgjidhni edhe Villat Laguna dhe River dy katëshe të cilat kanë qasje direkte në pishina të jashtme.

Kuzhinierët kanë kombinuar stilet tradicionale mes ushqimit mesdhetar dhe ballkanik.

Gjithçka bëhet më e përsosur kur ju shijoni freskinë e malit dhe të dallgëve të detit. Të dy këto janë kombinuar mirë edhe në lukset qe ofrojnë hapësirat e SPA-s.

Gjatë tërë ditës e në perëndim të diellit, fëmijët mund të shijojnë programin e animacionit në pishinën kryesore. Përveç për në Bullgari, Adria Tours ofron oferta speciale për Greqi me çmimet më të mira në treg.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024