Holanda me dy mungesa të mëdha ndaj Senegalit, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Grupi A i Kampionatit Botëror do të rezervojë sonte një sfidë jashtëzakonisht interesante ku do të përballen Senegali dhe Holanda.

Këto dy kombëtare janë të njohura për futbollin e tyre të shpejtë dhe atraktiv, derisa do të kërkojnë ta nisin me fitore për të dhënë sinjalet e para se janë skuadra pretendente për ta kaluar këtë grup, raporton KosovaPress.

Dy skuadrat e tjera të këtij grupi, Katari dhe Ekuadori u ballafaquan të dielën në sfidën hapëse të këtij Botërori e cila u mbyll me fitoren e Ekuadorit me rezultat 2-0.

Memphis Depay dhe De Roon janë dy mungesat e mëdha të Holandës në këtë ndeshje e cila starton nga ora 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Al Thumama”.

Këto janë formacionet e mundshme:

Senegali: E Mendy; Sabaly, Cisse, Koulibaly, Ballo-Toure; PM Sarr, N Mendy, I Gueye; I Sarr, Dia, Diatta

Holanda: Pasveer; Timber, Van Dijk, Ake; Frimpong, F De Jong, Koopmeiners, Blind; Gakpo; Bergwijn, Janssen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025