Holanda e Franca ndahen në paqe, luftë e madhe pritet më 25 qershor
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua
Lufta kryesore për të siguruar fazën e kualifikimeve në grupin D do të përcaktohet përfundimisht më 25 qershor, pasi ndeshja Holandë - Francë sonte në Lajpcig ka përfunduar pa fitues.
Të dyja kombëtaret shfaqën lojë interesante dhe dinamike, e cila megjithatë përfundoi pa asnjë gol të shënuar.
Rasti më i mirë për Francën ishte në pjesën e dytë kur Griezmann rrezikoi portën kundërshtare në minutën e 65-të, por portieri Verbruggen intervenoi në mënyrë të mrekullueshme.
Katër minuta më vonë “tulipanët” shënuan përmes Xavi Simons, por goli u anulua pasi në pozitë jashtë loje ishte Dumfries.
Franca e Holanda kanë nga katër pikë, Austria renditet e treta me tri pikë dhe Polonia e pashpresë për fazën e ardhshme renditet e fundit në grup pa asnjë pikë.
Franca do të luajë ndeshje vendimtare ndaj Polonisë më 25 qershor nga ora 18:00, ndërsa Austria do të kërkojë kualifikimin ndan Holandës në po të njëjtën datë dhe orë. Franca e Holanda duhet të sigurojnë të paktën nga një pikë për t’u kualifikuar, ndërsa Austrisë i kryen punë vetëm fitorja ndaj “tulipanëve” të furishëm.