Holanda 2:1 Turqia, ky është lojtari i ndeshjes
Lexohet për: 1 min.
33-Lojtari i ndeshjes
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Holandës e ka siguruar biletën e fundit të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

Holanda e eliminoi sonte Turqinë, duke e mposhtur në “Olympiastadion” të Berlinit me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Goli nga Stefan De Vrij dhe autogoli nga Mert Muldur mjaftuan për t’i siguruar Holandës një fitore dramatike sonte.

E lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh mbrojtësi Stefan De Vrij. Ai luajti për 90 minuta, duke shënuar një gol dhe duke bërë një ndërhyrje, e po ashtu e rikuperoi topin tri herë. De Vrij arriti shpejtësinë maksimale prej 32.7 km/h ndërsa mbuloi një distancë prej 9.2 kilometrave në fushë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025