Hodaj: Procesi i gradimit për rreshter në Polici të kthehet në pikën zero, ka cenim të kredibilitetit
Lexohet për: 2 min.
hodajj
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj tha se presin që procesi i gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës të kthehet në pikën zero. Të gjeturat nga inspektimi, ai shtoi se tregojnë për cenim të kredibilitetit të këtij procesi.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hodaj theksoi se në këtë konkurs nuk është plotësuar kriteri etnik.

"Si rezultat i këtij inspektimi kemi siguruar materiale që lidhen me procesin. Kemi ardhur në fazën që kemi hartuar një dokument me listën e te gjeturave. Siç e kemi cekur në dokument, kemi vënë në pah që në procesin e gradimit janë bërë disa lëshime. Kemi gjetur që nuk ka harmonizim të kohëzgjatjes dhe niveleve të gradimit për të fituar të drejtën për të aplikuar", tha Hodaj.

Hodaj theksoi se kanë dërguar tetë rekomandime në Policinë e Kosovës për rishikimin e Udhëzimit Administrativ për këtë gradim. Ai tha se pret nga drejtori i Policisë së Kosovës që të sigurojë një proces me kredibilitet.

"Të gjeturat tona vejnë në pah që është cenuar kredibiliteti i procesit. Dhe ne presim qe procesi të kthehet në pikën zero", shtoi ai.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj deklaroi se ky raport e obligon Policinë e Kosovës që ta anulojë procesin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024