H&M hap dyert më 30 mars në Prishtina Mall
Lexohet për: 2 min.
Ballina 02
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania suedeze e modës H&M, hap dyert e dyqanit të saj të dytë në Kosovë të enjten, 30 mars në orën 11:00 në Prishtina Mall. H&M do t’iu ofrojë modë, inspirim dhe frymëzim për të gjithë familjen në një sipërfaqe prej 2.144 m2.

Në ditën e hapjes së madhe klientët do të kenë mundësinë të marrin deri në 50% zbritje në artikuj të zgjedhur, nga 30 marsi deri më 2 prill, ndërsa 100 klientët e parë do të marrin kupon dhuratë H&M me vlerë 15€.

Për më tepër, për të gjitha blerjet deri më 2 prill, klientët do të marrin 15% zbritje për një artikull të zgjedhur, që mund të shfrytëzohen gjatë nga 24 deri më 27 prill.

H&M do të festojë hapjen me shumë surpriza për klientët, një DJ të veçantë që do të ringjall ritmin e ditës, dhe prezantimin e koleksionit të ri pre-Spring.

Dyqani i ri H&M në Prishtinën Mall do të ofrojë një gamë të gjerë të produkteve të modës aktuale dhe trendet e fundit sezonale për të gjithë familjen, duke i ftuar klientët të eksplorojnë dhe të krijojnë stilin e tyre personal me veshje të modës së përditshme me cilësi të lartë dhe çmime të përballueshme.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni në [email protected]

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025