Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, i sheh si "qesharake" pretendimet e zyrtarëve rusë se Perëndimi po inkurajon një "revolucion me ngjyrë" ose "Maidan" në Serbi dhe shtoi se "askush nuk po inkurajon një revolucion".
Hill tha për “Blic”-in serb se SHBA e ka të qartë se zgjedhjet e kaluara kanë treguar mangësi në proceset zgjedhore në Serbi, të cilat duhet të zgjidhen.
Ai vlerësoi se Rusisë i kanë mbetur pak miq, veçanërisht në Evropë, dhe kjo është arsyeja pse ajo vendosi t'i përdorë zgjedhjet në Serbi "në një përpjekje të dëshpëruar për të mbetur aktuale", si dhe në këtë mënyrë po përpiqet të krijojë një "përçarje mes Serbisë dhe partnerët euroatlantik”.
“Gjithçka që i ofrojnë Serbisë është jo stabiliteti dhe e kundërta e progresit”, tha ambasadori amerikan.