Hidhet shorti për Ligën U17 të vajzave
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në prani të anëtares së KE të FFK-së dhe njëherësh kryetares së Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi si dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues në Ligën 17 për vajza.

Këtë vit në këtë ligë do të marrin pjesë 22 ekipe, të ndara në dy grupe, teksa kampionati nis më 3 shtator. Krasniqi ka përgëzuar formimin e ekipeve të reja për vajza, teksa ka thënë se FFK do të vazhdojë misionin e saj për mbështetjen e futbollit të femrave dhe masovizimin e tij në çdo pjesë të vendit. Në bazë të shortit të tërhequr çiftet e javës së parë janë si vijon:

Grupi A

Intelektualet – Ferizaj

Llapi – Prishtina

Presingu – Vizioni

2 Korriku – Rilindja

Bazeli – Kosova VR

Ardhmëria pushon

Grupi B

Deçani – Behari

Hajvalia – Mitrovica

Jakova – Malisheva

Feronikeli – 16 Qershori

Shqiponja – Dukagjini

Istogu pushon

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024