Heqja e dinarit serb, flasin qytetarët
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur që nga 1 shkurti 2024 valuta e vetme e lejuar për transaksione të pagesave me para të gatshme në Kosovë të jetë euroja, duke hequr nga përdorimi dinarin serb. BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin, duke thënë se kjo mund të nxisë tensione etnike.

Qytetarët e Kosovës mendojnë se dinari serb është dashur të largohet nga përdorimi qe nga përfundimi i luftës dhe thonë se BQK-ja ka vepruar mirë.

Selman Bytyqi thotë se dinari është dashur të ndalohet që nga përdorimi qe nga përfundimi i luftës dhe se askund në botë nuk përdoren për pagesa dy-tri valuta.

Edhe qytetari tjetër, Riza Syla, thotë se një veprim i tillë është dashur të ndërmerrej shumë herët.

Po ashtu, Bexhet Neziri thekson se Serbia me dinarë nuk duhet të përzihet në Kosovë dhe se nuk duhet të ekzistojë askund.

Ndërsa një qytetar tjetër, që nuk deshi të identifikohej, tha për KosovaPress se heqja e dinarit serb është vendim paksa i ngutur.

Ndryshe, shqetësime për heqjen e dinarit serb kanë shprehur BE-ja dhe SHBA. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e SHBA-së për të shërbyer si avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare. /A. Shala /

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024