Hendboll/ Kosova mposht Malin e Zi
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar. Të hënën në Ankara të Turqisë, djemtë e kombëtares fituan ndaj Malit të Zi me rezultat 23:20.

Është kjo njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani.  Kombëtarja kosovare ka dominuar nga fillimi. Kishte lojë efikase në sulm, ndërsa edhe mbrojtja ishte në nivel.

Shpejtë Kosova U18 krijoi epërsi prej 6:2. Periudha e parë prej 15 minutash përfundoi 7:4 për Kosovën, transmeton KosovaPress.

Me lojë të mirë të rinjtë vazhduan edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan 12:9. Pra vazhdimisht mbajtën epërsi të lartë.

Lojtarët e Mali të Zi kërkuan rikthimin e madh në periudhën e tretë. U afruan në tri gola, por pa bërë përmbysje të rezultati. Kosova ruajti qetësinë në fund për fitoren e vlefshme.

Sot Kosova luan edhe ndaj Irakut.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
597
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024