Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll, Besa Famgas do ta nis edicionin e ri garues të Superligës së Kosovës në hendboll me derbin kundër KH Vushtrrisë.
Kjo është mësuar nga shorti i hedhur sot në ambientet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ku u zbuluar se në këtë sezon garues, Superliga e Meshkujve do të jetë e përbërë nga tetë skuadra, e jo nga dhjetë siç ishte deri më tani për shkak se KH Drita dhe KH Llapi janë tërhequr nga gara, raporton KosovaPress.
Ai shtoi se klubet kryesore kosovare madje kanë sjellë përforcime edhe nga klubet jashtë Kosovës, gjë kjo e cila do të sjellë rivalitet shumë më të lartë mes klubeve.
Tutje Osmani tha se lajm tjetër i mirë fakti se edhe klubet e hendbollit të femrave kanë bërë përforcime cilësore, madje duke sjllë edhe lojtarë të huaj që garanton kampionat shumë konkurrues.
Prishtina-Rahoveci
Kastrioti-Trepça
Deçani-Vëllaznimi
Kurse te femrat, ballafaqimet e javës së parë janë këto:
Samadrexha-Vëllaznimi
Jusuf Gërvalla-Ulpiana
Kastrioti-Shqiponja