Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit para Komisionin Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar apo të vetingut u shpreh se dosja për procesin e vetingut e cila është dorëzuar në shtator në Kuvendin e Kosovës përbëhet nga nëntë dokumente, ku pjesa kryesore është ajo e draftit me amandamente kushtetuese, draft të cilin e konsideron të gatshëm për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese.
Haxhiu e konsideroi si sfidë edhe sigurimin e 2/3 të votave të Kuvendit të Kosovës për këtë proces por kërkoi mbështetjen për të siguruar votat sidomos të komuniteteve.
Haxhiu u shpreh se për zhvillimin e vetingut në Kosovë janë marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili rekomandoi veting për nivelet e larta në drejtësi përmes mekanizmit të jashtëm.
E para e drejtësisë kosovare, Albulena Haxhiu tha se draft amandamentet kushtetuese përfshijnë tri amandamente kushtetuese të cilat janë në përputhje me rekomandimet e Venecias.
Ajo tha se amandamentet kushtetuese të propozuara janë të gatshme për mendim të Gjykatës Kushtetuese.
Haxhiu u shpreh se drafti i Projektligjit për vetingun me kërkesën e opozitës në vend nuk është i harmonizuar me opinionin final të Komisionit të Venecias ia kemi lënë këtë Kuvendit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi kërkoi më tej sqarime për mundësitë që Ministria e Drejtësisë të kontribuoj për Projektligjin për vetingun dhe se a ka ndonjë vlerësim plotësues për amendamentet kushtetuese për vetingun.
Teksa shprehu gatishmërinë se bashkë me stafin e saj do të vazhdojë kontributin për këtë proces, Haxhiu tha se sa i takon Projektligjit në dosjen për vetingun kanë dërguar dokumente të cilat i sqarojnë këtij Komisioni për ndryshimet që nevojiten të bëhen në projektligj.
“Ndoshta është një ndër proceset më të rëndësishme për vendin... Konsideroj se vetingu në sistemin e drejtësisë nuk është i mjaftueshëm, unë mendoj se ky veting duhet t’i përfshijë edhe institucionet e sigurisë gjithmonë duke pasur parasysh edhe hallkën që iu lidh institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë dhe pastaj detyrimisht besoj që kur të bëjmë vetingun për organet e sigurisë dhe të drejtësisë atëherë mendoj se një lloj vetingu apo certifikate e sigurisë apo duhet të jetë edhe për ministritë përkatëse apo deputetët që janë komisionet për siguri dhe mbrojtje, inteligjencë dhe legjislacion dhe nëse e bëjmë këtë do të mbyllej procesi”, theksoi ai.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se edhe Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka krijuar grupin punues dhe po punon në koncept-dokumentin për vetingun tek institucionet e sigurisë.
“Vetingu në sistemin e sigurisë kjo është me lehtë proceduralisht siç e dini ne e kemi në programin qeverisës edhe vetingun në Polici por aty në nivelet më të larta dhe institucionet më të ndjeshme... MPB ka formuar grupin punues dhe është duke punuar në koncept-dokument por arsyeja se pse nuk kanë qenë në të njëjtën linjë me Ministrinë e Drejtësisë është edhe për shkak të rrethanave në veri që ne nuk mund që ta mohojmë këtë sepse gjithë fokusi ka qenë tek situata në veri mirëpo sipas informacioneve që i kemi si ministri dhe që jemi pjesë e grupit punues në kuadër të MPB ata janë duke punuar në këtë proces por është shumë më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese sikurse tek procesi i vetingu në sistemin e drejtësisë“, tha ajo.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica kërkoi të di se si minsitri e Drejtësisë a kanë insistuar tek Komisioni i Veneicas për të pas një veting gjithëpërfshirës ashtu siç ishte paralajmëruar.
“Përtej asaj që kanë shkruar në opinionin e Venecias a kanë dhënë shkaqe shtesë pse ata vlerësojnë se në Kosovë nuk do të duhej të lejohet vetingu gjithëpërfshirëse sikurse ai në Shqipëri pra a ka qenë elementi i vetëm i referencë së tyre kjo pjesa e vlerësimit subjektiv që nuk ka nivel të korrupsionit në Kosovës dhe nëse kjo ka qenë aspekti i vetëm a ka ndërmarr MD, le të them veprime shtesë që të tentojë të insistojë tek anëtarët e Komisionit të Vencias që megjithatë të lejohet një veting gjithëpërfshirës dhe mos të kufizohet vetëm tek krerët e KPK dhe KGJK... A po punon nuk ka nevojë të na tregoni veprime konkrete por a ka filluar të punoj qeveria dhe MD që t’i sigurojmë votat e domosdoshme për kalimin e amendamenteve kushtetuese”, u shpreh ajo.
Ministrja Haxhiu tha se kanë bërë përpjekje maksimale që të ketë veting gjithpërfshirës.
“Ne kemi bërë përpjekje maksimale që të shtyhet përpara rekomandimi i qeverisë apo qëndrimin e qeverisë për vetingun në sistemin e drejtësisë për gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Në mars është hera e parë që poe them publikisht në mars ne e kemi marr një draft nga komisioni i Venencias që nuk ka qenë fare i mirë dhe në një përpjekje maksimale të MD ne kemi arritur të mos e votojmë atë draft në Komisionin e Venencias por ta shtyjmë që të vazhdojmë punën intensive me Komisionin... dhe pas përpjekjes maksimale nga marsi deri në qershor kemi arritur ta kemi këtë draft që është një dritë në fund të tunelit pra që ta lejoj autoritetin e jashtëm kushtetues për nivelet e larta KGJK, KPK dhe kryetarët e gjykatave dhe qëndrimet e mija janë që nëse ne arrijmë të kemi persona me integritet në këto institucionet tona qendrore unë jam e bindur që ajo do të reflektohet edhe tutje”, tha Haxhiu.
E para e drejtësisë kosovare lidhur me sigurimin e votave të nevojshme për të votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës kërkoi mbështetjen e Kuvendit por edhe partnerëve ndërkombëtarë.