Haxhiu reagon pasi asamblisti i Vetëvendosjes u kap me drogë në Tiranë
Lexohet për: 2 min.
0-Albulena-Haxhiu-Intervista-KP-2-of-14-3-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga partia asamblistin, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge.

Për këtë vendim të strukturave partiake ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8b%e2%80%8barrestohet-ne-tirane-asamblisti-i-lvv-se-ne-prishtine-u-kap-me-mbi-11-mije-doza-ekstazi/

Ajo ka shkruar se veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet ta marrin dënimin e merituar

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet ta marrin dënimin e merituar! Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/vetevendosje-perjashton-besnik-mujecin-nga-te-gjitha-strukturat/

Këshilltari komunal i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është pjesë e një grupi prej pesë personash të arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë në kuadër të operacionit antridrogë “Punisher 2”.

Mujeci së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

https://kosovapress.com/admin/pdk-te-dorehiqet-narkotrafikanti-i-vv-se-te-nisin-menjehere-hetimet/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025